Studimet tregojnë se një sërë pijesh mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë, si lëngu i qershisë dhe çaji i kamomilit. Por ka një pije të rekomanduar nga ekspertët për gjumin, që ndoshta nuk e kishit menduar deri më tani.
Kur e pini gjatë ditës, por edhe para se të flini, çaji jeshil mund të ndihmojë në nxitjen e një gjumi të qetë.
Michael Breus, specialist i gjumit dhe psikolog klinik, shpjegon pse çaji jeshil këshillohet kaq shumë për t’u pirë për një gjumë më të mirë.
“Pirja e çajit jeshil gjatë ditës mund të jetë i dobishëm për uljen e lodhjes dhe rritjen e cilësisë së gjumit. Kjo është për shkak të një përbërjeje në çajin jeshil të quajtur L-theanine, e cila e ndihmon trurin të relaksohet duke reduktuar hormonet e lidhura me stresin.”
Një paralajmërim i vogël është se duhet të jeni të vetëdijshëm për llojin e çajit jeshil që merrni në dyqan. Sigurohuni që po pini një çaj jeshil me pak kafeinë, nëse është e mundur disa përzierje të çajit jeshil, veçanërisht matcha, kanë përmbajtje të lartë kafeine. Kjo mund t’ju mbajë zgjuar nëse e pini shumë vonë.
Hulumtimet sugjerojnë se çaji jeshil me pak kafeinë është veçanërisht i dobishëm kur bëhet fjalë për reduktimin e stresit dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.