A keni vënë re ndonjëherë se Gaforret janë me qëllime të mira, Virgjëreshat perfeksioniste dhe Binjakët argëtues janë përreth jush? Herën e fundit që keni folur me një grup shenjash të Horoskopit, shumica prej tyre i përkisnin shenjës së Luanit? Kjo pasi nuk ka shpërndarje uniforme të shenjave gjatë gjithë vitit. Në fakt, ekziston një shenjë që është më e rrallë se të tjerat. Cila është ajo?
Bricjapi ambicioz dhe punëtor. Kjo është pjesërisht për faktin se në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri lindin shumë më pak foshnje. Një studim nga Smithsonian Mag gjithashtu raporton se shumica e foshnjave lindin midis qershorit dhe nëntorit, duke lënë muajt e ftohtë për më shumë pushim, ushqim sesa për seks.
Kjo shenjë e Horoskopit e do traditën dhe rregullat, është shumë me këmbë në tokë, punon shumë dhe është e ndershme. Ai është një shok i mirë, por pak i vështirë në marrëdhënie. Ai dëshiron të dijë se është i vlerësuar, ndaj mos harroni t’i tregoni atij dashurinë dhe admirimin tuaj.
Megjithatë, cila është shenja më e zakonshme?
Sipas një studimi të botuar në revistën Time, ditëlindjet më të zakonshme të njerëzve gjenden mes 9 dhe 20 shtatorit. Kjo është periudha kryesore e Virgjëreshës, kështu që kjo është shenja më e zakonshme. Virgjëresha është e rregullt, e do shumë programin dhe bëhet shumë kritike ndaj atyre që nuk zbatojnë “urdhrat” e saj. Sigurisht, ajo është shumë e mirë edhe në komunikim, një veçori që e bën atë një pjesë thelbësore të çdo ekipi.
/Priza.al/