Ka qenë faqja “shqip closet” që i ka bërë së fundmi një llogari një veshje të përditshme të Kidës që kap shifrën e 50 950 euro.
Kida ka veshur një xhaketë të markës “Louis Vuitton” që kushton 6 mijë euro. Vathët e saj janë të firmës “Cartier” dhe kushtojnë 380 euro, derisa unaza që ka vendosur është e po kësaj firme, por që kushton shumë më shtrenjtë, saktësisht 1 mijë e 920 euro.
Në këtë foto, Kida mban edhe një orë Rolex, vlera e së cilës shkon mbi 31 mijë euro.
Ndërsa çanta e këngëtares, është e firmës “Hermes Kelly”. Kjo çantë, sipas “shqip closet” kushton 11 mijë euro.