Kemi dëgjuar shifra “të frikshme” për performancat private që bëjnë yjet botërorë e mesa duket nuk janë aspak ekzagjërim dhe këtë e ka pranuar Cardi B, në një postim që tashmë është fshirë.
Kështu, reperja e njohur thotë se është paguar 1 milion dollarë për një paraqitje në një event privat së fundmi, event ku ka kënduar për vetëm 35 minuta. Në statusin në Twitter artistja shkruante: “1 milion dollarë për të performuar në një event privat për disa prej bankierëve më elitarë”.
Numri i njerëzve pjesëmarrës mendohet se ka qenë rreth 400, ndërsa në postimin e saj Cardi B tregonte edhe dokumentin që vërtetonte pagesën.