Lojtarët e Realit të Madridit kanë marrë nga një dhuratë fundiviti përpara rinisjes së kampionatit spanjoll. Sipas mediave të huaja, në llogaritë e tyre bankare janë shtuar dhe nga 1.3 milionë euro të tjera.
Kjo dhuratë vjen pas suksesit të sezonit të kaluar të madrilenëve, me triumfin në kampionatin spanjoll dhe në Ligën e Kampioneve.
Kështu, për fitimin e titullit të 35-të të Realit në La Liga, çdo lojtar i ekipit ka përfituar një shpërblim prej 500 mijë euro neto. Ndërsa për suksesin në Ligën e Kampionëve ata u shpërblyen me nga 800 mijë euro secili.