Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shënvlash të Durrësit, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta qëlloi për vdekje babain e saj Pëllumb Meta.
19-vjeçarja ishte studente në Tiranë në administrim biznes, ndërsa ka deklaruar se shkak për krimin është bërë fakti se babi dëshironte ta fejonte pa dëshirë me një emigrant në Itali.
Mësohet se policia ende nuk ka mundur të sekuestrojë armën dhe as gëzhojat, ndërsa dyshohet se e reja është ndihmuar nga vëllai i saj i madh, për ta varrosur në banesë të atin, pas vrasjes.
Pritet zbardhja e plotë nga organet e policisë.