Sërish e gjithë vëmendja tek Mbreti Charles III. Një foto është vënë re në zyrën e tij dhe po bën xhiron e rrjetit. Është pikërisht një foto nga dasma e Princ Harry-t dhe Meghan Markle.
Kjo gjë u vu re gjatë një videoje që u postua kudo ku shihej Mbreti teksa priste në zyrën e tij, kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss. Ata zhvilluan një takim së bashku por zyra e Mbretit Charles III mori një vëmendje goxha të madhe dhe ende po komentohet gjatë. Ai ka shumë foto të ndryshme në zyrën e tij ashtu sikurse ndodhet edhe një foto nga dasma e Meghan dhe Harry.
Përdoruesit e mediave sociale po spekulojnë se data e kurorëzimit të Mbretit Charles III u zgjodh qëllimisht si një “diss” për djalin e tij, Princin Harry dhe gruan e tij, Meghan Markle.
Rikujtojmë se, Buckingham Palace njoftoi se ceremonia zyrtare e kurorëzimit të monarkut të ri do të zhvillohet në Westminster Abbey më 6 maj 2023, ditëlindja e 4-t e djalit të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Archie.