Pas sekuestrimit të një anije me flamur libian në Portin e Durrësit e cila kishte sjellë 2275 tonë naftë , shtohen dyshimet për sasinë e naftës që kjo anije ka sjellë edhe dy herë të tjera gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti.
Duke iu referuar procesverbalit të marrjes në pyetje të kapitenit të anijes libiane Zuhair Alkwafi se kjo është hera e tretë që ai ka bërë rrugën Libi Shqipëri.
“Herën e parë kam ardhur nga fundi i muajit Korrik, herën e dytë nga mesi i muajit gusht dhe kjo është hera e tretë. Sasinë e naftës e kam ngarkuar nga Bengazi të treja herët, naftën e kam marrë tek kompania shtetërore libiane Brena e cila merret me shitjen e naftës me shumicë në Libi.”
Procesverbali bën të qartë se kjo është hera e tretë që anija shkarkon naftë në Durrës dhe ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse dy herët e tjera nafta është regjistruar sipas regullave apo jo. Gjatë kësaj rruge janë sekuestruar 2275 dhe të arrestuarit janë kapiteni i anijes Z.A. 54 vjeç, M.A. 25 vjeç, A.A. 43 vjeç të tre banues në Libi dhe B.T. 25 vjeç banues në Siri.
Ndërsa të proceduarit në gjendje të lirë janë A. B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi. /Tema