Kjo këngë shqiptare po ‘bën namin’, arrin 600 milionë klikime në Youtube

Fama e Dhurata Dorës ka kapërcyer kufinjtë shqiptar dhe tani po shijon suksesin ndërkombëtar. Bashkëpunimet me artistë të njohur ndërkombëtar kanë qenë një hap i rëndësishëm i karrierës së saj muzikore.

Projekti i saj ‘Zemër’ në bashkëpunim me Soolking u publikua 2 vite më parë, por me sa duket jehona e suksesit s’ka të mbaruar. Së fundmi kjo këngë ka arritur 600 milionë klikime në platformën Youtube.

Dhurata nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, ndaj dhe e ndau menjëherë lajmin me fansat e saj në rrjete sociale.

Për më tepër këngëtarja po shijon gjithashtu suksesin e këngës ‘Only You’ me Maitre Gims.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *