Lufta në Ukrainë është në javën e gjashtë dhe situata nuk duket aspak poziteve edhe pse njerëzit tanimë po fillojnë të moshën me bombardimet dhe t’i gëzohen çdo fitoreje sado e vogël qoftë ajo.
Tashmë armët janë bërë pjesë e retorikës dhe të gjithë ushtarakë apo jo mund t’i njohin ato, madje mund t’i dallojnë dhe nga zhurma.
Së fundmi, një lajm i pazakontë është shpërndarë në mediat vendase i cili bën me dije se dy të sapolindurve në Ukrainë iu është vendosur emri i raketave britanike tokë-ajër që po shkaktojnë shumë dëme ndaj autokolonave ruse.
Fëmijët janë quajtur Yan Javelin dhe një vajzë me emrin Javelina. Emrat e pazakontë u regjistruan në Vinnytsia Oblast, sipas ish-zonjës së parë të Ukrainës, Kateryna Yushchenko, e cila tha se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për armët perëndimore që janë dërguar në Ukrainë.