Për këtë kokërr të bukur qershie është e vështirë të thuash se mund të qëndrojë mbi tortë. Ajo është pak më e vogël se një kajsi, por më e madhe se një kokërr gështenjë, peshon 56.45 gram dhe është e kultivuar në Emilia, Itali.
Nga ky vend duket se është edhe origjina e qershisë më të madhe në botë, e cila është renditur në librin e rekordeve “Guiness”.
Ky frut i varietetit “Sweet” nga provinca e Portomaggiore-s (në rajonin e Ferrara-s), ka hyrë në rekordet “Guinness” si fruti më i madh i këtij lloji. Që nga koha e vjeljes, qershorin e kaluar, qershia menjëherë u dallua për madhësinë e saj.
Pas kësaj, një ekipi ekspertësh u mblodh për të aktivizuar procedurën për ta futur këtë frut të rrallë në librin e rekordeve në renditjen prestigjioze botërore, deri në konfirmimin zyrtar.
Çmimi mbahej përkohësisht nga një qershi varjetet nga Kili në vitin 2019, ku qershia e vjelë në Patagoni, kishte një peshë prej 23.92 gramësh.
/Priza.al/