“Kjo shtatzëni nuk ka qenë e lehtë”/ Blogerja e njohur përfundon në spital

Blogerja e njohur Sara Karaj është përballur me disa të papritura në muajin e tetë të shtatzënisë. Përmes një postimi në Instagram, Sara bëri me dije se është shtruar me urgjencë në spital, ku e detyrua të kalonte natën në survejim. Gjthashtu ajo ka treguar se  tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po pret bebin të vijë në jetë. Ajo shkruan se:

“Nata e djeshme nuk ishte më e zakonshmja për ne. Pas plasjes së ujrave, u deryruam të kalonim natën nën survejim dhe ky do të jetë vazhdimi i këtij rrugëtimi, derisa bebi të vendosi. Nuk e kisha menduar që në javën e 33 do të isha në këtë situatë, por le të themi që kjo shtatzëni nuk ka qenë e lehtë.
Doja ta ndaja këtë moment me ju, sepse kur erdha këtu dje më kapi një ndjesi e madhe faji, për gjëra që mbase i kisha shkaktuar unë nga vrulli i përditshmërisë, por më pas kur erdha këtu zbulova sa gra të tjera janë në të njëjtën situatë me mua. Në kushte edhe më të qeta. Nese je dhe ti duke kaluar të njëjtën situatë, nuk je vetëm ti.
Gjithashtu dua të them që jam totalisht e befasuar nga i gjithë suporti që kam marrë tek @spitaliamerikan. Kam ardhur në një gjendje të rëndë emocionale dhe nuk jam më ashtu 50% falë  tyre dhe 50% falë familjes time.
Është një postim totalisht i ndjerë, sepse realisht nuk e prisja këtë suport jo vetëm profesional, por edhe emocional nga njerëz të tjerë përveç familjes time.
Ne jemi mirë dhe do vazhdojmë të jemi pozitiv dhe në humor deri kur bebi të na urdhëroje! Ju përqafojmë”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *