Kjo video po “thyen rrjetin”/ Tronditet juria, konkurrenti rrezikon jetën gjatë performancës

Juria e “Britain’s Got Talent” ka ngelur e shtangur gjatë performancës të njërit prej konkurrentëve.

Mediat e huaja bëjnë me dije se eskapologu Andrew Basso doli në skenë për të performuar aktin e tij, i cili u konsideruar si traumatizues dhe i frikshëm.

Basso në përpjekje për t’i falur audiencës një performancë argëtuese është ngjitur në një qeli torture uji, si dhe i lidhur me pranga, atij i duhej të shpëtonte veten me kokë poshtë në kutinë e xhamit.

Sakaq, publiku filloi të frikësohej, kjo sepse gjatë performancës i Basso u përpoq të ta hapte qelinë e xhamit të mbushur me ujë.

Këto pamje janë bërë virale në rrjet, për vetë faktin se performuesi dukej mjaft i shqetësuar dhe teksa minutat kalonin atij i duhej të dilte prej aty kjo si mënyra e vetme për të shpëtuar veten.

Të anëtarët e jurisë dhe publiku u ngritën në këmbë dhe duartrokitën performancën e tij.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *