KKRT jep lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, nuk pret vendimin e Kushtetueses!

Qytetarë, aktorë, urbanistë, historianë, arkitektë, luftuan që Teatri Kombëtar të mos shembej, por të ristrukturohej sipas standardeve evropiane. Por zëri tyre ra në humnerë, pasi me 17 maj 2020 gjithçka ngeli nga godina e teatrit ishte një grumbull rrënojash. Një histori e cila u shkërmoq dhe u fundos përgjithmonë në hi.

Ndërkaq sot, Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj bën me dije se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Lajmi vjen disa ditë pasi qeveria i akordoi fondin prej 900 milion eurosh Bashkisë Tiranë duke i hapur rrugë ngritjes së godinës, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende.

në një status në rrjetet sociale. Duke publikuar dhe disa foto të projektit, Veliaj shkruan se Teatrin e ri do të ketë “0 kulla në territor” dhe se godina e re do të ketë dy kate parkim dhe katër salla që do të kenë përkatësisht 635, 150, 350 dhe 500 vende secila.

Postimi i Erion Veliaj

KKT e Qeverisë Shqiptare sapo miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar të Bashkia Tiranë nga Bjarke Ingels (BIG)

AUDITORIUM 635 vende
BLACK BOX i vogël 150 vende
BLACK BOX i madh 350 vende
AUDITORIUM në taracë 500 vende
2 kate parkim
0 kulla në territor
Ecim para!

Nga ana tjetër, vetëm pak ditë më parë, ‘Aleanca për Mbrojtjen e Teatri’t i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese me anë të së cilës kërkon përshpejtimin e procedurave për marrjen e një vendimi në lidhje me padinë e Presidentit Ilir Meta për çështjen e Teatrit Kombëtar. Pasi qeveria akordoi fondin për ngritjen e Teatrit të Ri Kombëtar, AMT u shpreh se po veprohej në kundërshtim me ligjin. Sipas ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit’, kjo çështje ndodhet në Gjykatën Kushtetuese dhe deri në momentin që Kushtetuesja të shprehet nuk mund të ndërmerret asnjë veprim. Por me sa duket Këshilli Kombëtar i Territorit nuk e ka konsideruar të arsyeshme pritjen.

Në padinë e AMT-së dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta kërkohet shfuqizimi i Ligjit Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, shfuqizimin e vendimit të KM të kalimit në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar si dhe shfuqizimin e vendit të Bashkisë Tiranë për shembjen e godinës së TK-së.

Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit të kaluar dhe shkaktoi një valë protestash, gjatë të cilave pati edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave policore.


/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *