Klajd Ymeri emërohet drejtori i ri i Cirkut Kombëtar

Klajd Ymeri është emëruar së fundi drejtor i Cirkut Kombëtar. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Klajd Ymeri emërohet drejtor i Cirkut Kombëtar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *