Klani “Malaj” në drejtim të financave të Shqipërisë, babai i ministrit ‘ujku’ i bankave e lidhje me INSTAT, gruaja me mikrokreditë, motra kartel kompanish të dyshimta me babanë, kunati i arrestuar për afera, e mori këshilltar te AKBN

INVESTIGIM

Klani “Malaj” në drejtim të financave të Shqipërisë, babai i ministrit ‘ujku’ i bankave e lidhje me INSTAT, gruaja me mikrokreditë, motra kartel kompanish të dyshimta me babanë, kunati i arrestuar për afera, e mori këshilltar te AKBN

Publikuar: 08/11/2024

Shqipëria ka vuajtur shumë për dekada nga menaxhimi i financave publike, teksa në krye të “buxhetit” janë vendosur gjithnje qenushë të bindur të pushtetit. Zakonisht, janë përzgjedhur ata që nuk kanë asnjë lidhje me zanatin e financierit. Kujtojmë “tigrin” e anglishtes, Arben Ahmetaj, që financat e qeverisë i shpërdoroi duke blerë pllaka për banjon e të dashurës, ndërsa “kunadhja” e juridikut, Ervin Mete, ia paketoi më pas hidrosanitaret e vjedhura për t’ia çuar në Zvicër.

Lista e Ministrave të Financave të Shqipërisë, edhe kur ka pasur në të financierë të shkolluar, duket sikur lëndën e “xhepizmit” e kishin më të preferuarën. Kujtojmë këtu “mamuthin e korrupsionit” Anastas Angjeli, “piramidalin” Arben Malaj, “konçesionistin” Genc Ruli apo “agro-xhepistin” Ridvan Bode. Kur kryefinanciere u vendosën femra, ato zhgënjyen me paaftësinë e tyre për të bërë “xhep”, por shkëlqyen në fusha të tjera…

Projektbuxheti i vitit 2025, më i miri i të gjithë erës post-komunizëm, u prezantua në komisionin e “shaluar” nga Shalësi në ditët kur Trump “shaloi” sondazhet dhe çdo parashikim në SHBA. Projekbuxheti i shtetit më të varfër të Europës u prezantua prej folësit nazal, që ka një emër e mbiemër artisti, Petrit Malaj, ndërkohë që pamja i tregon diçka tjetër.

Ministri “pekinez” i Financave, që është emëruar për të firmosur punët e poshtra të qeverisë para zgjedhjeve 2025 prej ditës së emërimit për dy muaj ka kaluar 20 konçesione. Malaj doli këto ditë të mbrojë atë që s’diti as ta lexojë, projekt-buxhetin bombastik të qeverisë 2025, që vjen nga një sufiçit ekonomik alla-kinez, për herë të parë në historinë financiare të Shqipërisë. Ky mision i parë publik iu dha si testim teksa po stërvitet me shpejtësi në shkollën e qenve të pushtetit.

Objektivat e projektbuxhetit 2025 u paraqitën si rritje fantastike që do pësojë ekonomia shqiptare në vitin që vjen, sikur në krye të financave dhe qeverisë të kishte ardhur vetë Trump.

Rimëkëmbja ekonomike ka tejkaluar pritshmëritë tona fillestare…Treguesit e ndjesisë ekonomike janë mbi mesataren historike.

Atëherë, përse Kryeveterineri zëvendësoi një “kunadhe” me një “qenush”, mu në pikun e sufiçitit e të suksesit ekonomik?

Pas Malajt, i cili ka gënjyer derrçe me CV-në e tij, qëndron një “ujk i vjetër”.

Tepelenasi Limos Malaj edhe pse pothuaj 80 vjeç misionin e tij e vazhdon, “i dënuar” si Sali Berisha të punojë deri ditën e fundit për fëmijët e tij. Babai i Ministrit të Financave drejton në moshën e tretë dy kompani të fuqishme, PBM dhe BDO Albania, të dyja me ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin bankar shqiptar, pasi bën auditimet e bankave por edhe një seri shërbimesh për qeverinë, si ai për INSTAT.

Kalkulimi i shifrave për të dhënat e “Census-2023”, një mashtrim i rëndë që kaloi pa shumë zhurmë e bujë, u bë nga BDO Albania e drejtuar nga Limos Malaj, i cili e përllogariti censusin shqiptar duke përdorur pajisje të teknologjisë së lartë izraelite. Kompania BDO Albania e familjes “Malaj” i ka ortakët në Tel Aviv.

Limos Malaj, ujku i vjetër i sistemit financiar dhe bankar shqiptar, i ka rrënjët e thella në sistemin e kaluar komunist, që me lidhjet me familjen e Enver Hoxhës dhe më pas në “demokraci” pranë pushtetit të Nanos, duke luajtur në hije fijet në Bankën e Shqipërisë, ku për shumë vite ishte Zëvendës Guvernator dhe më vonë “teknik” i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit.

Përmes rolit të tij në rrjetin e kompanive private të ndërtuara si biznes familjar, me vajzën, djalin, gruan, Limos Malaj operoi ndër vite në hije duke nxitur spekulime mbi një kontroll të qëndrueshëm të sektorit financiar me influencat e tij personale, deri ditën kur pinjollin e tij e futi në krye të financave, pas një testi të dështuar si drejtues i AKBN.

Limos Malaj dhe dy fëmijët e tij, Besjana Doda e Petrit Malaj, janë aktorë kyçë në një sistem të strukturuar të ndërlidhjeve familjare që shërbejnë për të ruajtur ndikim dhe përfitime mafioze në fushën publike dhe atë private.

ILF Consulting Engineers ZT GmbH dhe Verizon Albania janë dy kompani të regjistruara dhe çregjistruara në Shqipëri nga një “likuidator” që sot është Ministër Financash në Shqipëri, e që të dyja firmat me profil të njëjtë, ndanin të njëjtën adresë tek Kati 7, tek njëra prej dy “Kullave Binjake” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pak metra nga zyra e kryeministrit. ILF Consulting vepronte si zyrë përfaqësimi në Shqipëri me objekt promovimin e biznesit të huaj, ndërsa Verizon Albania ofronte shërbime të telekomunikacionit dhe pajisjeve elektronike. Petrit Malaj, ekonomisti dhe likuidatori i Verizon Albania, luajti një rol të dyfishtë në këtë skemë.

BDO Albania dhe PBM, dy firma me peshë në kontabilitet dhe konsulencë fiskale, drejtohen nga klani “Malaj”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *