Bayern ka mposhtur 2-0 Barcelonën në supersfidën e Grupit C të fazës së grupeve të Champions League.
Më të filluar pjesa e dytë në minutën e 51-të ishte Joshua Kimmich që harkoi nga këndi në zonë për të gjetur Lucas Hernandezin që shënoi nga afër për 1-0.
Jamal Musiala gjeti me një pasim të bukur Leroy Sanen i cili shënoi në portën e Marc-Andre ter Stegen për 2-0.
Bayerni mban kreune Grupit C me 6 pikë. Barcelona dhe Inter kanë nga 3 pikë, ndërsa Plzen është pa pikë.