Klaudia Pepa ka treguar në “Dance Albania” një moment nga performanca e Ricky Martin në ‘Amici’, ku balerina ka qenë konkurente. Klaudia tha se nuk kishte fjetur dy netë kur mori vesh lajmin.
“Kur mora vesh që ishte Ricky Martin nuk kam fjetur dy netë”, tha ajo ndër të tjera.
Madje, gjatë spektaklit u dha dhe një insert ku shfaqej Klaudia teksa kërcente pranë Ricky Martin. Ajo arriti t’i rrëmbente vëmendjen edhe Ricky Martin me performancën e saj.
Kujtojmë se Klaudia Pepa ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi ajo ka realizuar koreografinë e Ronela Hajatit për performancën e saj në ‘Eurovision’. Pavarësisht kritikave, Klaudia është ndjerë dyfish e emocionuar, duke u shprehur se të kërcente në Itali duke përfaqësuar Shqipërinë ishte diçka e veçantë:
“Jam shumë entuziaste për këtë eksperiencë. Jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale” – tha Klaudia më herët në një intervistë duke shtuar se e gjithë skuadra ka pasur një energji shumë të mirë.
Tashmë dihet që Klaudia është anëtare jurie në “Dance Albania”. Ajo gjithnjë pasqyron pozitivitet me komentet e saj drejtuar konkurentëve por sigurisht që herë pas here ka edhe kritika.