Balerina Klaudia Pepa ka ndarë një lajm me ndjekësit e saj, ku njofton se fytyra e asaj është mbushur me akne dhe është acaruara.
Si pasojë e gjendjes së saj, Klaudia njofton se ka marrë vendimin që mos të kërcejë më në skenë apo dhe mos të stërvitet për disa muaj.
Postimi i plotë:
Jam pak e trishtuar?
Të zgjohem dhe ta shoh veten kështu nuk më bën të ndihem e sigurt.
Ndoshta ky shpërthim vjen nga një periudhë e vështirë dhe stresuese. Më duhet të ndalem për pak kohë që të shëroj gjurin.
Nuk mund të kërcej dhe të stërvitem për disa muaj.
Në këtë periudhë jam në një program televiziv dhe fatkeqësisht më duhet të paraqitem para kamerës e pasigurt dhe e frikësuar.
Ndoshta shumë punë, udhëtimet… ushqimi.
Doja ta ndaja edhe këtë moment me ju… që nuk është aq i bukur sa të gjitha postimet e mia.