Së fundmi, balerina e njohur Klaudia Pepa ka qenë e ftuar në programin ‘Rudina’, ku ndër të tjera foli edhe për konkurentët e “Dance Albania”. Por kë preferon më së shumti ajo? E thotë vetë Klaudia.
Pjesë nga intervista:
Rudina Magjistari: Ke ndonjërin më përzemër se të tjerët? Në sensin që të duket më interesant, që ka kualitete më të mira si balerin?
Klaudia Pepa: Duhet ta them?
Rudina Magjistari: Nuk e di, ti e di. Ne duam ta dëgjojmë, nëse ti veçon ndonjërin.
Klaudia Pepa: E bëjmë kështu, unë po them të preferuarin tim nga ana e karakterit dhe nga ana humane, ndërsa për sa i përket nga ana profesionale më mirë po e mbaj se jam akoma duke bërë programin dhe do ishte mirë ta mbanim më të fshehtë. E preferuara ime është Anita Haradinaj.
Rudina Magjistari: Përsa i përket karakterit si natyrë, si person.
Klaudia Pepa: Është shumë simpatike, shumë pozitive. E di që ajo në këtë momente, po mendon, “E Klaudia, ti më thua gjithmonë ku e ke ritmin”. Por ajo i merr shumë pozitivisht. E shikoj që çdo javë punon, një zonjë si ajo i përkushtohet një programi të tillë dhe dëgjon edhe këshillat e një vajze më të re.
Rudina Magjistari: Je profesioniste. Duhet ta vlerësosh veten tënde për atë që je. Të gjithë kur bëhet fjala për baletin duhet të dëgjojnë me vëmendjen. Dhe Anita është aq e mençur sa ta kuptojë këtë pjesë. Fiton edhe një dhunti më shumë Anita, sepse edhe ajo është shumë e talentuar në profesionin e vet.
Klaudia Pepa: Është shumë karizmatike.
Rudina Magjistari: Kështu që Anita, e lamë te Anita. Tjetër nuk do themi?
Klaudia Pepa: Jo, ta mbajmë edhe pak, disa javë.
Rudina Magjistari: Edhe pak se “Dance Albania”, vazhdon.