Moderatorja e njohur Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda do të kurorëzojë lidhjen e tyre nesër më 4 qershor.
Çifti ka zgjedhur Jugun e vendit për të kurorëzuar dashurinë e tyre, ku pritet t’i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit përgjithmonë në bregdet në prani të familjarëve dhe miqve të tyre të ngushtë.
Edhe pse ceremoninë e kurorëzimit do ta realizojnë këtë verë, Klea dhe Elgit prej kohësh bashkëjetojnë dhe janë prindër të një djali, Krid.