Artan alias Marjus Tafani, një nga ushtarët e bandës së Laert Haxhiut në Lushnjë, ka rënë në prangat e policisë kriminale, duke u kthyer më pas në bashkëpuntorin e prokurorisë së Elbasanit.
Ndalimi i tij është realizuar në Tiranë nga një skuadër operacionale në Policinë e kryeqytetit, e cila kishte disa kohë që kishte lokalizuar vendodhjen ku fshihej Tafani.
Ndërsa mes personave të arrestuar për vrasje mësohet se është dhe Klea Gjata.
Klea mësohet se është e dashura e Laert Haxhiut të akuzuar për disa vrasje.
Burime konfirmojne se shtetesja Klea Gjata dyshohet se është perfshirë në ngjarje të rënda kriminale, si vrasje, gjobëvënie, etj, të realizuara në bashkëpunim.
Po ashtu bëhet me dije se asaj i janë marrë shenjat e gishtave për verifikim dhe lidhjen e saj me ngjarjet konkrete.