Kleoniki Delijorgji zbuloi në një mënyrë të veçantë se është ndarë nga partneri i saj, Javier Vidal. Lajmin e konfirmoi vetë modelja, duke publikuar një video me kujtimet më të bukura me ish-partnerin e saj gjatë marrëdhënies së tyre, teksa tregoi edhe çastin kur vendosën të ndaheshin. Kjo u komentua gjatë në rrjet si një ndarje sa e çuditshme aq edhe e veçantë.
Ndërsa së fundmi modelja është bërë nostalgjike, duke kujtuar momentet me ish-partnerin e saj. Në një postim në ‘Instastory’, Kleoniki ka ndarë me ndjekësit e saj një foto me Vidalin duke darkuar. “Edhe pse në zemër. Darka jonë e fundit si çift”- shkruan ajo krahas fotos.
Në lajmin e ndarjes, modelja shkroi se ky ka qenë “fundi më i bukur që kishte ëndërruar.” Sa i përket arsyes Kleoniki nuk specifikoi diçka konkrete, por shkroi se “kanë pasur shumë vështirësi.
“Shumë prej jush na kanë parë si çifti i ëndrrave. Por gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Ne kemi qenë një çift i mrekullueshëm, por kemi përjetuar edhe shumë vështirësi. Ne të dy vendosëm se ishte më mirë për ne të ndaheshim dhe e bëmë këtë me kaq shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Dje, shkuam në plazh, vendosëm disa nga këngët tona të preferuara, shikuam thellë në sytë dhe shpirtrat e njëri-tjetrit dhe vendosëm që kemi përfunduar misionin tonë në jetën e njëri-tjetrit. Hymë në oqean, ashtu siç bëmë kur u takuam për herë të parë. Ne gjithashtu i dhuruam trëndafila oqeanit me shumë vlerësim për veten tonë, guximin tonë, dashurinë tonë, familjet tona, paraardhësit tanë, Zotin, nënën Tokë dhe ishullin e bukur të Mykonos. Ka qenë fundi më i bukur që mund të ëndërroja ndonjëherë. Ne jemi shumë mirënjohës për gjithçka që kemi kaluar. Zemrat tona janë plot dashuri. Ti ke qenë i dashuri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Unë gjithmonë do të të dua Javier Vidal!”– thuhet në postimin e plotë të modeles.