Këtë të mërkurë në prag të mbylljes së vitit 2021,11 anëtarët e këshillit të Lartë Gjyqësor dhe 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë takuar sot në mbledhjen e përbashkët vjetore.
Në këtë mbledhje është diskutuar mbi arritjet dhe sfidat e sistemit të drejtësisë.
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në fjalën e tij ka vënë në dukje se është i nevojshëm një rakordim dhe interpretim ligjor midis 2 institucioneve për menaxhimin sa me optimal të sistemit gjyqësor
“Ne jemi solidarisht përgjegjës për menaxhimine sistemit të drejtësisë. Kjo është mbledhja e parë e dy Këshillave, sepse te dy institucioneve menaxhojnë statusin dhe karrierën e magjistratëve. Jemi familjet e prokuroreve dhe gjyqtare dhe çështjet që kemi zgjedhur për t’i trajtuar sot kanë ndjeshmëri publike“, ka thënë ai.
Nga ana tjetër kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami është shprehur se sot është në “këmbë” 2/3 e gjyqtarëve, kjo për shkak të Vettingut.
Llagami ka theksuar se më problematiket deri më tani në sistemin e drejtësisë janë gjykatat e Apelit.
“Po ecim me hapa të sigurt, vendosjes së standarteve dhe rregullave të sistemit, një mundësi për të diskutuar për arritjet, por edhe reflektim serioz përballemi me burime të pamjaftueshme, financiare dhe njerëzore, vettingu ka sjellë humbje të konsiderueshme dhe po gërryejnë kapacitetet dhe aftësitë për të qëndruar dhe motivuar, 2/3 e gjyqtareve, Apelet janë thembra e Akilit se kapitalin e ngritur për 30 vjet nuk e ngremë dot brenda 1 nate, duhen ndërhyrje në ligj. Në 2021 KLGJ ka mundësuar trupën gjyqësore me 26 punonjës në shkallë vendi dhe për të krijuar njësitë gjyqësore për Apelin”, tha Llagami.
/Priza.al/