Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm do të fillojë funksionimin e saj ditën e nesërme, pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se nesër në orën 9:00, me këtë rast në ambientet e gjykatës së apelit do të zhvillohet një takim ndërmjet anëtarëve të KLGJ-së dhe gjyqtarëve.
Njoftimi:
Mirëmbrëma!
Së pari uroj të jeni mirë.
Siç jeni vënë në dijeni me Vendimin e KLGJ-së me Nr.505, datë 21.11.2022, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm fillon fuksionimin më datë 01.02.2023. Për sa më lart, nesër (datë 01.02.2023), në orën 9:00, në ambientet e gjykatës së apelit (adresa Bulevardi “Zhan D’Ark”) do të zhvillohet një takim ndërmjet anëtarëve të KLGJ-së dhe gjyqtarëve, me rastin e fillimit të funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Ju faleminderit dhe natën e mirë.