Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka prezantuar ditën e sotme rezultatet e anketimit për klimën e biznesit në vendin tonë.
Në fjalën e tij, drejtori ekzekutiv, Bledar Mankollari, teksa prezantoi rezultatet u shpreh se problematike ngelen ende çështjet që lidhen me sigurinë ligjore, luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit dhe transparenca e tenderave publike.
“Ka një ngritje domethënëse te negociatat për anëtarësim në BE. Kemi një rënie të arsimit akademik, por prapë qëndron në një nga 5 faktorët e mirëvlerësuar. Kemi përmirësim të faktorëve të tjerë, por qëndrojnë në nivele të ulëta, fleksibiliteti në tregun e punës, disponueshmëria në faktorin lokal, disiplina në paga, stabiliteti social dhe politik apo dhe infrastruktura. Kemi rritje të lehtë, por qëndron në 5 të fundit, parashikueshmëria e politikave ekonomike, siguria ligjore, lufta kundër kriminalitetit, dhe korrupsionit, transparenca e tenderave publike, lufta ndaj informalitetit, qëndrojnë akoma faktorët problematikë sa i përket të të bërit biznes në Shqipëri” – tha ai.