Klima e biznesit në vend, presidenti i Dhomës Amerikane: Parlamenti të miratojë ligjin anti-ryshfet, ka shkelje të rënda në…

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço në një konferencë ditën e sotme ka folur për klimën e biznesit në vendin tonë.

Në fjalën e tij, Jaço tha se parlamenti duhet të miratojë një ligj anti-ryshfet, ku të përfshihen zyrtarët e lartë dhe të mesëm.

Sakaq, shtoi se ka shkelje të rënda në prokurimet publike.

“Propozojmë miratimin në Parlament të një paketë anti- korrupsion, kjo paketë ka për qëllim parandalimin e korrupsionit në organet ligjvënëse që kanë karakter prapaveprues. Në kushtet e Shqipërisë duhet të jemi sa më konservatorë kemi pasur shkelje të dukshme, raste korruptive, të jemi sa më konservatorë e jo liberalë për standardet e prokurimeve”, u shpreh Jaço.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *