Klinton Zeqiraj rrëfen marrëdhënien e dashurisë me partneren e tij

Bukuroshja Ekaterina Dubenik dhe gazetari Klinton Zeqiraj kanë qenë së fundmi të ftuar në emisionin “Rudina”. Dyshja kanë folur për marrëdhënien e tyre të dashurisë por edhe për zënkat që kanë me njëri-tjetrin. Madje, ata kanë treguar edhe se si janë njohur e më pas se si ka vijuar romanca e tyre.

Pjesë nga intervista:

Klinton Zeqiraj: Jemi njohur te biznesi im që kemi në Sarandë. Ekaterina punonte në një agjenci turistike, fliste për guidën, Ksmailin, për plazhin në Sarandë dhe apartamenti që kjo qëndronte me vajzat e tjera nga Bjellorusia ishte afër supermarktetit tim dhe vinte çdo ditë. Unë sa e pash thashë, kjo është…

Rudina Magjistari: Kjo është e duhura. Ishte si dhuratë?

Klinton Zeqiraj: Ishte vërtetë si dhuratë. Fillova të flisja me të çdo ditë. I dhurova lule për herë të parë, s’kisha dhuruar ndonjëherë, por kjo ma dha atë impaktin.

Rudina Magjistari: Dhe që në atë moment nuk jeni ndarë më. Ka shkuar gjithçka mirë, ziheni për ndonjë gjë?

Klinton Zeqiraj: Edhe zihemi, se në çdo çift nuk është çdo gjë vaj.

Rudina Magjistari: Për çfarë ndizet debate mes jush?

Klinton Zeqiraj: Ekatrerina është shumë tip i qetë, të kupton për çdo gjë. Unë jam ndonjëherë grindavec, pak mistrec.

Rudina Magjistari: Je kërkues?

Klinton Zeqiraj: Po, edhe në gjëra që nuk ka unë e kërkoj prapë.

Rudina Magjistari: Je djalë i mamasë. I ke ngjarë asaj se edhe ajo natyrë shumë e fortë, nga ato që duan të drejtojnë.

Klinton Zeqiraj: Kam qenë shumë xheloz më përpara, në kohën kur kishim lidhje në distancë, se edhe lidhjet në distancë kanë atë të vetën, që krijohen xhelozi të tepruara. Tani zihemi pse s’ke bërë punët e shtëpisë, se është pak dembele kjo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *