Familja Vasiu në fshatin Grecalli ka hapur dyert e mortit. Banorët janë të tronditur nga ngjarja makabër dhe kërkojnë dënimin maksimal për autorin. Klodian Çalamani kishte tentuar më parë të rrëmbente një vajzë, por dhe të përdhunonte një grua disa vite më parë kur sapo kishte dalë nga burgu..
Një banor i fshatit deklaron se ai kishte tentuar të përdhunonte gruan e tij dhe megjithëse ishte denoncuar ishte lënë sërish i lirë.
“Të varet. Ai i ka të tëra të këqijat nga ana morale. E kam çuar në polici. Ka tentuar të më përdhunojë gruan. Një çupë e kapi me disa veta. Ai është kriminel. Ai duhet varur me patjetër. Gjithë fshati do i japë firmat. Ka qenë shumë i poshtër, shumë i keq. Ai bën vaki i ka marrë dhe lekë. Nuk u dënua, unë e denoncova, e rrahën, por nuk i bënë gjë. Dhe frikë kemi pasur nga ai lloj njeriu. Mendimi im dhe i tërë fshati do ta japë këtë mendim. Nuk shpëton gjallë më. Mbante thika, hanxharë me vete. Do shkoj se e kam mik babain e djalit të vogël”, tha banori.
/Burimi: BW/