Dokumentet e gjykatës të publikuara nga Forbes zbulojnë se në vitin 2020, një bankë u grabit në Dubai, e cila humbi miliona euro.
Në fillim të vitit 2020, një menaxher banke në Emiratet e Bashkuara Arabe mori një telefonatë nga një burrë, zërin e të cilit e njohu – një drejtor në një kompani me të cilën kishte folur më parë. Drejtori kishte një lajm të mirë: Kompania e tij ishte gati të bënte një blerje, kështu që atij i duhej banka për të autorizuar disa transferime në vlerë prej 35 milion dollarë.
Një avokat i quajtur Martin Zelner ishte punësuar për të koordinuar procedurat dhe menaxheri i bankës mund të shihte në kutinë e tij postare email nga drejtori dhe Zelner, duke konfirmuar se çfarë parash duheshin për të lëvizur dhe ku. Menaxheri i bankës, duke besuar se gjithçka dukej e ligjshme, filloi të bënte transfertat.
Ajo që ai nuk e dinte ishte kishte rënë pre e një mashtrimi të rafinuar, një në të cilin mashtruesit kishin përdorur teknologjinë për të klonuar fjalimin e drejtorit, sipas një dokumenti gjyqësor të zbuluar nga Forbes. U.A.E. ka kërkuar ndihmën e hetuesve amerikanë në gjetjen e 400,000 dollarëve të fondeve të vjedhura që shkuan në llogaritë me bazë në SHBA të mbajtura nga Banka Centennial.
Kjo është hera e dytë që kriminelët e përdorin këtë mjet për mashtrim. Incidenti i parë ndodhi në vitin 2019, dhe kriminelët më pas klonuan zërin e drejtorit të kompanisë britanike të energjisë. Kjo rezultoi në transferimin e paligjshëm të 243 mijë dollarësh tek një furnizues hungarez.
“Mashtrimet audio dhe vizuale përfaqësojnë një zhvillim magjepsës të teknologjisë së shekullit XXI-të, por ato janë tepër të rrezikshme dhe përbëjnë një kërcënim të madh për të dhënat, paratë dhe bizneset”, tha Jake Moore, ekspert i sigurisë kibernetike në ESET.
/Burimi: Forbes/ Përshtati: Priza.al/