Liverpool nuk dorëzohet sa i takon transferimit të Declan Rice. Ylli i West Ham është një dëshirë e Jurgen Klopp pasi shikohet nga tekniku i “The Reds” shumë i rëndësishëm për mesfushën.
“The Sun” ka raportuar Klopp e pëlqen shumë anglezin dhe dëshiron me çdo kusht transferimin e tij në Anfield.
23-vjeçari ka kontratë deri verën në 2024 plus mundësinë e rinovimit me një vit me West Hamin. Vlera e kartonit të Rice në tregun e transferimeve është 80 milionë euro dhe me formën e mirë që po shfaq mesfushori, Liverpool do i duhet të shpenzonte një shumë të konsiderueshme për të siguruar shërbimet e lojtarit të West Ham.
Gjithsesi “The Reds” nuk do ta kenë aspak lehtë të nënshkruajnë me yllin anglez, pasi edhe Chelsea është në garë për të dhe dëshiron ta rikthejë në Stamford Bridges.