Ditën e sotme banorët e njësisë administrative Suç të Klosit ishin të thirrur në një dëgjesë publike nga kompania e ndërtimit të HEC-ve, Seka Hidropoëer. Ndërsa banorët e kësaj njësie nuk kanë pranuar të marrin pjesë por i kanë pritur me protesta përfaqësuestit e kompanisë duke i përzënë nga zona.
“Prona është e shenjtë mos hyr më këtu.”
“Me shkop në dorë luftojmë për brezat.”
Pasi përfaqësuesit e kompanisë u larguan, banorët thanë se nuk do të lejojnë për asnjë arsye që të ndërtohen këto HEC-e që nisin nga liqenet e Balgjajt deri në lumin Mat.
“Që në 2006 kanë filluar përpjekjet për të na marrë uji. I bie që të ikim të gjithë.”
“I bie të jemi të vdekur nëse na marrin ujin.”
“Mos vijë më se do ta pësojnë më keq.”
Banorët kanë dorëzuar edhe një peticion me 640 firma në Ministrinë e Energjitikës ku kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit të heceve./Priza.al