Klosi: Morëm fitore spektakolare në Vlorë, në Himarë humbëm

Deputeti i PS-së i deleguar në qarkun e Vlorës Blendi Klosi ka dalë sot para mediave me kandidatët e këtij qarku për fjalimin e fitores.

Klosi tha se rezultatet kanë qenë më të mira se pritshmëritë duke theksuar se në Vlorë PS do të marrë gjithmonë fitore sptektakolare.

“Më mirë se sa pritshmëritë tona. Të 7 kandidatët tanë dolën më mirë. Kjo na bën t’iu bëjmë atyre falënderime nga zemra për gjithçka që bënë. Në Vlorë PS gjithmonë do të marrë fitore spektakolare.
Kandidati i Himarës megjithëse nuk fitoi mori rezultat më të mirë se dy vite më parë. Përsëri aty socialistët na mbështetën, sollën 400 vota më shumë se 2 vite më parë”, deklaroi Klosi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *