KLP i jep mandat drejtuesi tre vjeçar Prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla së bashku edhe me zv/ kryetarin e KLP, Tartar Bazaj prezantuan sot si drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës për një mandat tre vjeçar, drejtuesin aktial Kledian Llaho. Prezantimi i Kledian Llahos vjen pas vendimit të marrë nga KLP në mbledhjen e datës 30 janar 2023.

Vetë drejtuesi i Prokurorisë, Kledian Llaho duke falënderuar KLP për vlerësimin dhe besimin për emërimin e tij në krye të Prokurorisë së Sarandës, kërkoi nga KLP dhe Prokuroria e Pergjithshme  plotësimin e vendeve vakante në Prokurorinë e Sarandës, ku nga 6 prokurorë në organikë, aktualisht janë vetëm 4.

Drejtuesi i  Prokurorisë Kledian Llaho e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë prej vitit  1999, fillimisht si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës, me pas në vitin 2004 si oficer i policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në vitin 2014, Kledian Llaho u emërua prokuror në Prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2022 ka ushtruar  funksionin e drejtuesit të komanduar në  Prokurorinë e Sarandës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *