KLP pezullon prokurorin Maksim Sota, akuzat që rëndojnë mbi të

KLP ka pezulluar nga detyra prokurorin Maksim Sota për shkak të masës së sigurisë personale “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur, sikundër kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit.

VENDIMI
Prokurori Sota, i cili ndodhet në masën “arrest shtëpie”, u arrestua pas operacionit ndërkombtar “Shpirti”, që u shtri në disa shtete, ndërkohë që ai akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim detyre’. Në dosjen e Prokurorisë, janë përgjimet e grupeve kriminale, si dhe dëshmitë e të penduarve të drejtësisë, të cilët kanë rrëfyer para autoriteteve italiane fakte e prova që kompromentojnë dhe implimentojnë në veprimtari kriminale prokurorin Maksim Sota.

Donjol Drolli, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, u shpreh se kreu i grupit kriminal, Ilirjan Ducellari, ku ai bënte pjesë, i kishte siguruar shtëpi me qira prokurorit Sota jashtë Shqipërisë, ku ai qëndronte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Sipas tij, prokurori kishte dijeni që Ilirjan Ducellari (Zaimi) ishte i përfshirë në trafik droge dhe pavarësisht kësaj ai ka qëndruar në këtë banesë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *