Kontrolli i Lartë i Shteti ka njoftuar këtë të mërkurë një raportin përfundimtar për auditimin e ushtruar në Autoritetin Rrugor Shqiptar, projekti “Ndërtim i rrugës Qukës-Qafë Plloçë”.
KLSH bën me dje se janë likuiduar ato punime të cilat rezultonin të pakryera si dhe për ato mjete të cilat nuk përdoreshin.
Mësohet se janë shtuar shpenzimet pasi ka ende punime të pa kryera, si dhe dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit kap vlerën prej 33 mijë dollarë.
Njoftimi i plotë:
Mbështetur në Ligjin nr. 154/2014, datë 27.11.2014, “Për organizimin dhe funksionimin e
KLSH”, në zbatim të Projektit dhe Programit të Auditimit nr. 8/1 prot., datë 18.01.2022, i
ndryshuar me shkresën nr. 8/2 prot.,datё 24.03.2022, miratuar nga Kryetari i KLSH, nga data
18.01.2022 deri me datë 08.04.2022, në subjektin Autoriteti Rrugor Shqiptar Tiranë, Projekti
“Ndërtim i rrugës Qukës-Qafë Plloçë”, për periudhën nga data fillimi i projektit deri me datë
31.12.2021,u krye auditimi “Mbi zbatimin e përputhshmërisë”. Auditimi u krye me përzgjedhje
dhe i njëpasnjëshëm mbi bazë materialiteti dhe risku. Konkretisht u audituan, marrëveshjet
financiare dhe ndryshimet e tyre, shkalla e arritjes së objektivave dhe komponentëve të projektit,
menaxhimi financiar, shkalla e realizimit të disbursimeve financiare kundrejt atyre të
programuara dhe raportimi i tyre në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, realizimin e
procedurave të prokurimit për shërbime dhe punime civile, zbatimin e kontratave të shërbimeve
konsulentë dhe atyre të punimeve civile.