Gjatë një auditi të bërë nga KLSH, u zbulua shkelja e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore, i cili i kishte paguar rreth 600 mijë euro i ka paguar koncesionarit të hemodializës për shërbime të pakryera.
Nga auditimi ka rezultuar se nuk është realizuar numri i seancave të dializës sipas projeksionit mujor kryesisht në qendrat e dializës Shkodër e Vlorë, dhe për disa muaj në atë Lezhës, për arsye të numrit më të ulët të pacientëve se sa projeksioni.
Ndërsa në qendrën e Elbasanit ka tejkalim të numrit të trajtimeve të përcaktuara në kontratë dhe kjo llogaritet të këtë një vlerë rreth 150 mijë euro.
Kjo ka sjellë si pasojë efekt financiar nga faturimet për shërbime të pakryera për seancat e dializës me vlerë e rreth 600 mijë eurove.
Numri i seancave të dializës të ofruara nga koncesionari nga të dhënat e vendosura në dispozicion të KLSH-së është 60,719 seanca.
Janë 6248 seanca dialize të parealizuara por të paguara në 5 qendrat e dializës në vend.
Kontrolli i lartë i Shtetit i rekomandon fondit të komunikojë me Ministrinë e Shëndetësisë për planifikim të saktë të numrit të pacientëve me qëllim që të mos krijohen diferenca për faturime në shërbimet e pakryera.
Gjithashtu KLSH rekomandon të negociohet kontrata me kompaninë në mënyre që të paguhet vetëm puna e kryer.
Koncesioni i hemeodializës është një kontratë rreth 80 milionë euro për një periudhë 10-vjeçare.