Kylian Mbappe të shtunën u shpall kampion i Francës, por tifozët e PSG nuk i duartrokitë, përkundrazi i vërshëllyen, francezin dhe gjithashtu edhe Neymar.
Kundrejt brazilianit dihet tanimë pakënaqësia e tifozëve, për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe sjelljes hera herës jo profesionale.
Ndaj Mbappe, pakënaqësia lidhet më dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi në fundin e sezonit, apo të paktën për të mos u prononcuar nëse do të qëndrojë apo jo sezoni e ardhshëm.
Pas ngjarjeve të lartpërmendura, Mbappe ka bërë me dije se vendimin final do ta japë më datë 21 maj me anë të një konference për shtyp.
Në këtë datë, PSG dhe Real Madridi do të mesojnë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, kampioni i botës në fuqi./Priza.al