Klubi i Chelsea rrezikon të mos marrë pjesë në Premier League sezonin e ardhshëm nëse…

Ekipi i Chelsea rrezikon pjesëmarrjen në Premier League vitin që vjen për arsye se ka mbetur pa pronar.
Momentalisht klubi është në një javë vendimtare për shitjen e tij, derisa koncorsiumi si ofertuesi i preferuar të premten, pronari i një pakice të klubit Major League Baseball, Los Angeles Dogers, është duke u konsideruar si favorit për të marrë në dorë klubin nga miliarderi rus, Roman Abramovich.

Në garë së fundmi ka hyrë edhe pronari i Nice, Sir Jim Ratcliffe, njofton “cbssports”. Miliarderi britanik, i cili jeton në Monaco, e kaloi procesin duke ofruar afro 5 miliardë euro.

Ai ishte munduar ta blinte klubin anglez edhe në vitin 2019, por ai nuk mund të bëjë progres derisa të përfundojë periudha e ekskluzivitetit për grupin e Boehlyt. Chelsea duhet të shitet maksimumi deri më 31 maj, para se të mbyllet licenca speciale e lëshuar nga Qeveria britanike për këtë klub.

Përndryshe, klubi rrezikon të mos jetë në gjendje t’i përmbushë kriteret për garim dhe mund të jetë i detyruar t’i ndërprerë garat në gjysmë të sezonit, apo edhe më keq.

Data absolute e fundit është 8 qershori, kur Premier League bëhet gati për sezonin 2022-23. Nëse Chelsea është pa licencë deri në atë kohë, ky klub nuk do të lejohet të garojë në sezonin e ardhshëm.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *