Klubi i njohur turk tërhiqet nga kampionati/ Shkak vdekja e një lojtari nën rrënoja

Klubi i Yeni Malatyaspor po bëhet gati që të dorëzojë në Federatën Turke kërkesën që të tërhiqet nga kampionati në këtë edicion. Skuadra e kategorisë së dytë turke është e vendosur në një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë, me mijëra të vdekur e të plagosur.

Një ditë më parë, klubi bëri të ditur se ishte gjetur pa jetë poshtë rrënojave të një prej godinave të shembura, portierin i kësaj skuadre, Ahmet Ejup Turkaslan.

Sot, presidenti i klubit, Ahmet Yaman, konfirmoi se bordi do të mblidhej për të marrë vendimin e braktisjes së garave të këtij kampionati si pasojë e kësaj fatkeqësie të rëndë, pasi njerëzit do të përqendroheshin tek ajo që kishte më shumë rëndësi në këto momente.

“Tani nuk është koha për futboll. Mijëra njerëz tanë janë në gërmadha, familjet e tyre janë në zi, duke pritur lajmin rreth tyre, duke varrosur trupat e tyre. Nuk ka se si të luajmë futboll. Nuk kemi marrë një vendim të qartë për momentin, por nuk do të mund të luajmë futboll. Pas mbledhjes së bordit drejtues, do të marrim vendimin për t’u tërhequr nga liga”, – tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *