Karim Benzema është në fundin e kontratës me Real Madrid. Pas disa vitesh qëndrimi, sulmuesi mund të largohet nga Madridi.
Mediat bëjnë me dije se ka arritur një ofertë mostruoze për francezin. Klubi arab i Al-Ittihad ka ofruar 200 milionë euro në sezon për Benzema. Sa i takon marrëveshjes, bëhet fjalë për një kontratë 1-vjeçare me mundësi zgjatje edhe për një tjetër.
35-vjeçari ka qenë një shtyllë e rëndësishme e Los Blancos për gjatë gjithë këtyre viteve, duke mbajtur mbi supe repartin e avancuar. Këtë edicion, Benzema ka realizuar 18 gola në La Liga.
Aventura arabe do të ishte mjaft interesante për të. Skuadra që ka shfaqur interes për lojtarin ka fituar titullin në kampionatin elitar të Arabisë Saudite, duke lënë mbrapa Al-Nassr e Ronaldos.