KMSH dhuron gjak për talasemikët/ Ilir Meta: I falënderoj nga zemra, shembull frymëzues

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka falenderuar Komunitetin Mysliman të vendit dhe gjithë besimtarët myslimanë që janë solidarizuar ditën e sotme me kauzën e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë dhe personat që kanë nevoje për gjak.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meta ka theksuar se ky është shembulli më i mirë dhe frymëzues për ti shërbyer të gjithë atyre që kanë nevoje.

Postimi i plotë:

Falenderoj nga zemra Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët me vullnetarizëm u solidarizuan sot me kauzën humane të dhurimit të gjakut, duke organizuar në Tiranë, jo për herë të parë, një seancë dhurimi në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe kujdo, që ka nevojë jetike për të.
Mbështetja dhe ndihma për më të pamundurin, më të dobëtin, më të pafuqishmin janë pjesë e filozofisë dhe e edukimit të të gjitha besimeve tona fetare.
Dhurimi i gjakut nga besimtarët e islamit në kryeqytet është një nga shembujt më të mirë dhe frymëzues, sesi këto mësime, vihen konkretisht në zbatim në jetë, duke i shërbyer komunitetit dhe të gjithë atyre që kanë nevojë.
I lumtur të mësoja nga kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu se seanca e sotme do të ndiqet në vazhdim me të tjera seanca dhurimi gjaku në xhami të ndryshme të Tiranës dhe qytete të tjera të vendit.
Mirënjohje besimtarëve myslimanë për solidaritetin e dëshmuar!
Zoti t’ua shpërblejë me bekime në jetë dhe në familjet e tyre! 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *