Forumi Rinor i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Kamzë ka lajmëruar zhvillimin e një proteste paqësore përballë ambienteve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
“Ju bëjmë me dije se ditën e Enjte, datë 18.05.2023 nga ora 11.00, përballë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Forumit Rinor të koalicionit “BASHKE FITOJMË”, do të zhvillohet një protestë paqësore për kundërshtimin e procesit zgjedhor të mbajtur në Kamzë më datë 14.05.2023”, thuhet në njoftim.