Sekretari për çështjet ligjore i Partisë Demokratike zyrtare, nën drejtimin e kryetarit të komanduar Alibeaj, Indrit Sefa ka reaguar lidhur me përdorimin e simboleve të kësaj partie nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Sefa u shpreh se nuk ka asnjë marrëveshje dhe asnjë formë bashkëpunimi elektoral me Partinë e Lirisë apo me grupime politike që janë në koalicion me të. Sipas tij përdorimi i simboleve të PD nga të tretët ka për qëllim deformimin e imazhit të saj.
Për këtë arsye, ai bëri me dije se Partia Demokratike do t’i drejtohet KQZ-së, pasi ky është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm nga kodet elektorale.
Postimi i Plotë i Indrit Sefës:
Partia Demokratike e Shqiperise konstaton gjate diteve te fundit perdorimin e simboleve te saj nga drejtues te Partise se Lirise ne takimet elektorale te ketyre te fundit me qytetare apo simpatizante. Partia Demokratike nuk ka asnje marrveshje dhe asnje forme bashkepunimi elektoral me Partine e Lirise apo me grupime politike qe jane ne koalicion me te. Perdorimi i simboleve te Partise Demokratike ka per qellim krijimin e imazhit te gabuar dhe deformimin e imazhit dhe qendrimit te saj.
Ky eshte nje akt i denueshem dhe nga kodi elektoral dhe per kete arsye neser do ti drejtohemi zyrtarisht KQZ per marrjen e masave urgjente qe te tilla perdorime te shmangen sa me shpejt te jete e mundur.