‘Kod i kuq për Tokën’/ Raporti alarmant i OKB: Ndryshimet klimatike u shkaktuan nga njeriu, ja çfarë pritet të ndodhë  

Ndikimi dëmtues i njerëzimit në klimë tashme është një fakt, thonë shkencëtarët e OKB -së dhe duhet lëvizur shpejt për të shmangur ndryshimet katastrofike që do të transformonin jetën siç e njohim deri më tani.

Një raport i fundit i tyre thotë se emetimet e vazhdueshme të gazrave mund të sjellin gjithashtu një thyerje të limitit të temperaturës në pak më shumë se një dekadë.

Autorët gjithashtu tregojnë se një rritje e nivelit të detit deri në 2 m deri në fund të këtij shekulli “nuk përjashtohet”.

Por ka një shpresë të re që shkurtimet e emetimeve të gazrave serë mund të stabilizojnë rritjen e temperaturave.

Raporti i sotëm është një kod i kuq për njerëzimin, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

“Nëse kombinojmë forcat tani, ne mund të shmangim katastrofën klimatike. Por, siç e bën të qartë raporti i sotëm, nuk ka kohë për vonesë dhe nuk ka vend për justifikime. Unë kërkoj mbështetjen e drejtuesve të qeverive dhe të gjithë aktorëve të tjerë për këtë gjë.

Autorët thonë se që nga viti 1970, temperaturat globale janë rritur më shpejt se në çdo periudhë tjetër 50-vjeçare gjatë 2,000 viteve të fundit.

Kjo ngrohje po sjell tashmë shumë ekstreme të motit dhe klimës në çdo rajon në të gjithë globin.

Qoftë valët e të nxehtit si ato të përjetuara kohët e fundit në Greqi dhe Amerikën Veriore perëndimore, apo përmbytjet si ato në Gjermani dhe Kinë, tregojnë se ‘ndikimi njerëzor’ është forcuar gjatë dekadës së fundit.

Publikimi i tij vjen më pak se tre muaj para një samiti klimatik me rëndësi në Glasgow të njohur si COP26.

“Raporti i sotëm i parë i IPCC është një Kod i Kuq për njerëzimin,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

“Nëse kombinojmë forcat tani, ne mund të shmangim katastrofën klimatike. Por, siç e bën të qartë raporti i sotëm, nuk ka kohë për vonesë dhe nuk ka vend për justifikime. Unë mbështetem tek drejtuesit e qeverisë dhe të gjithë aktorët për të siguruar që samiti COP26 është i suksesshëm.”

Me tone të forta, të sigurta, dokumenti i IPCC thotë se “është e qartë se ndikimi njerëzor ka ngrohur atmosferën, oqeanet dhe tokën”.

Raporti u shkrua nga 234 shkencëtarë të emëruar nga qeveritë anëtare të IPCC në të gjithë botën. Këta shkencëtarë janë ekspertë kryesorë të shkencës së Tokës dhe Klimës.

Ky raport – i pari nga katër që përbëjnë Raportin e Gjashtë të Vlerësimit të IPCC – shikon shkencën fizike që qëndron pas ndryshimit të klimës dhe ndikimet e saj.

Ai  përmban mbi 14,000 citime për kërkimet ekzistuese. Shkencëtarët shikuan të gjitha hulumtimet e lidhura me shkencën klimatike të botuara deri më 31 janar 2021.

Këta shkencëtarë, të cilët nuk kompensohen për kohën dhe përpjekjen e tyre, dolën vullnetarë për të lexuar ato 14,000 artikuj plus, kështu që ju nuk keni nevojë ta bëni.

Në vend të kësaj, ju mund të lexoni kapitujt e tyre më të shkurtër mbi konsensusin shkencor për tema si moti ekstrem ose ndryshimet rajonale në rritjen e nivelit të detit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *