Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij kanë vendosur një Kod të ri Etik që do të ketë penalizime për anëtarët e saj.
Ministrave do t’u ndalohet me ligj takimi me biznesmenë. Ata s’mund të pranojnë bileta të paguara nga persona dhe kompani private apo të frekuentojnë bare e restorante gjatë ditëve të punës dhe shumë kufizime të tjera.
Pas këtij lajmi, ka reguar edhe analisti i njohur Ylli Dylgjeri, i cili me ironi bën pyetjen nëse ky është “Kodi Etik apo Kodi i Edit?”.
Reagimi i plotë:
Kodi Etik apo Kodi i Edit?
Ukraina po digjet e shkrumbohet cdo ore. Europa dhe Amerika sot eshte ne gadishmeri lufte Nr 1.
Rreth nesh tensioni ne Ballkan vlon nen konflikt dhe garen e armatimeve. Ushtria e veshur me uniforma e antiplumb presin Urdherin… Zjarr!
Kjo eshte pamja rreth nesh sot.
Nderkohe, ketu, Qeveria shqiptare po kerkon me shume etike! Pasi i zgjidhi morine e halleve dhe krizes globale po kerkon te kaloje nje Kod te ri Etik pas 9 viteve te drejtimit te saj antietik, ku shkeli jo vetem “kanunin” e cdo kod zakonor, por theu cdo ligjit e moral demokratik, prishi etiken, mardhenjet publike, theu rregullat e udhetimit, deri sa Kryeministri u be lajm e gazi i botes duke u zbritur nga avioni.
Tjeter. U futen ne burg ministra te korruptuar, deputete, u shpallen Non grata nga SHBA kryetar partie e bashkie. Rama nuk la gangster e bandit pa mbeshtetur, i veshur here here si to me qillota te zeza, apo brekushe e xhybe, ne ceremoni e takime protokollare bente sfilata me mjeker, dhe beri ate mode per vartesit deri ne majmuneri. Publiku kopjon si vishet e sillet i Pari ne vendet e vonuara demokratikisht.
Sot Ky mashkull trendy na kerkon nje Kod te Ri Etik!
Po Kodi Etik aty ka qene, ne administrate e ne cdo Ministri: ne zyre vihej me kostum e kollare, femrat me kostume apo fustane te rregullt, komunikimi ishte i normuar, gjuha, pritjet, orari i takimeve etj, ishin rregulla te pranuara te nepunesit civil.
Ajo qe ndryshoj ne kohen Rama, ishte perdorimi i Face bookut. Administrat sot ne rresht i ben Like Ministrit apo Titullarit deri ne legenllek pse mban nje fjale rutine ne nje mbledhje. Biles behet edhe inventar likesh…
Atehere kush e thyente Etiken ne Administrate?
Ja shikoni foton e shkrimit, ciftit Rama ne diten e zgjedhjeve kombetare shkon aty si ne cirk, me patallona te shkurtra ne kutine e votimit. Dhe publiku i sheh leshin Rames qe i varet neper kembe!
Ne amerike me kod etik, grate ne zyre, ne administrate i mbajne fundet 1 dollar mbi gju, ketu, te Ne i mban burri i pare i shtetit !!! Tjeter, sot nuk lejohet te luajne bixhoz ministrat. Ok. Po bixhozin ne administrate e solli ish kryministri socialist para Rames, qe sot e propozon grupi per President! Me tej vesin e vazhduan ministrat, drejtoret, e te gjithe ato qe fitojne lek nga tenderat publik.
Per mos e zgjatur, Rama i ka harxhuar te gjitha levizjet. Kodi Etik eshte farsa e rradhes.