Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se kodi i ri Penal duhet diskutuar mirë, në aspektin e korrupsionit.
Manjani në Facebook thekson se korrupsioni ka vetëm një person përgjegjës: zyrtarin publik që shkel rregullin dhe dëmton publikun në këmbim të përfitimit personal.
Ndër të tjera shton se ky koncept duhet ndryshuar në Kodin e ri Penal ku citon: Nuk ka korrupsion zgjedhor, por ka blerje votash.