Kodrat e kalasë së Pogradecit përfshihen nga flakët, rrezikohet një bujtinë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e kalasë së qytetit të Pogradecit.

Tymi dhe flaka kanë pushtuar zonën, ndërsa zjarri është pranë shtyllave të tensionit të lartë dhe rrezikon një bujtinë.

Sipas informacioneve nga punonjës të shërbimeve, bëhet e ditur se janë të paktën tri vatra aktive zjarri në këtë zonë. Deri tani janë djegur shkurre dhe pisha, ndërsa nuk dihet ende sa është sipërfaqja e përfshirë nga flakët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *