“Koha jote ka mbaruar!”, Basha i përgjigjet ftesës së Ramës për bashkëpunim

Kryedemokrati Basha ka refuzuar ftesën e Ramës për bashkëpunim. Nga Saranda, Basha tha se koha e tij ka mbaruar, dhe shqiptarët do ta largojnë me votë. Reagimi i tij pason pas ftesës së Ramës.

Dje, Rama zhvilloi një takim me gra dhe vajza në kryeqytet, ku dhe sqaroi ftesën për bashkëqeverisje që i bëri kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Rama bëri me dije se thirrja për bashkëpunim me Bashën nuk ishte nga halli si ajo e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Meta, por ishte një thirrje për bashkim kundrejt politikës, tërmetit e pandemisë. Sipas kreut të qeverisë, politika duhet bashkuar jo nga vuajtja dhe halli, por nga detyrimi i dobishëm për qytetarët.

Por ja se çfarë thotë Basha:

“Kërkon të bëhet pjesë e qeverisë sonë. Përgjigja ime është jo. Koha jote ka mbaruar, për tetë vite me radhë nuk bëre asgjë për shqiptarët.

Tetë vite dështime nuk ka më kohë për Edi Ramën, me 25 prill e largojmë me votë. Të gjithë e kanë kuptuar edhe socialistët, nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën.

Le të bëhemi të gjithë bashkë dhe të bëjmë të mundur ndryshimin për çdo shqiptar. Votoni numrin 9, për ndryshimin dhe të ardhmen.

Qeveria e dalë nga vota juaj do të jetë e të gjithë shqiptarëve. Qeveria brenda 100 ditëve te para do te hapë negociatat. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ndryshim se të gjithë bashkë ne do t’ia dalim ta ndryshojmë këtë realitet vetëm duke votuar numrin 9”, deklaroi Basha.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *