Një recetë verore është ajo çka nuk ju zhgënjen kurrë, për shkak të shijes karakteristike që ato kanë dhe lehtësisë në përgatitje.
Priza.al sjell në vëmendje tuaj recetën e gjellëz verore me qepë, domate e speca:
Përbërësit
- 3 qepë mesatare
- 6 speca jeshil
- 2 thelbi hudhër
- 500 gr domate të qëruara ose salcë
- Piper i zi
- Spec i kuq djegës
- Vaj ullir
- Kripë
Përgatitja
Prisni hollë përbërësit, ku më pas në një tenxhere shtoni vaj ulliri bashkë me qepët e grira hollë dhe lëreni të gatuhen në zjarr mesatar për 4-5 minuta.
Më pas shtoni hudhrën dhe specat të cilët duhet të gatuhen për 8-10 minuta derisa të zbuten, ku më pas shtoni të gjithë përbërësit të fillojnë të skuqen dhe shtoni pipër të zi, kripë dhe spec djegës të bluar.
Në fund shtoni 500 gr domate të qëruara të cilat duhet t’i shtypni me duar ose salcë domatesh.
Lëreni tenxheren në zjarr për 15 minuta. derisa të gjithë përbërësit të jenë zbutur dhe të jenë bashkuar me njëri tjetrin.